La Liga apo Liga e Kampionëve, Messi befason kur pyetet për më të rëndësishmen

Futboll 17 Tetor 2019 10:26

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka thënë se nuk kanë ndonjë trofe prioritet.

Messi ka arritur të fitojë këpucën e gjashtë të artë dhe gjithashtu muajin e kaluar ka arritur të fitojë çmimin lojtari më i mirë i shpallur nga FIFA.

Argjentinasi tha se flasin shumë për Ligën e Kampionëve, por nuk e mbajnë prioritet, pasi duan të fitojnë edhe La Ligan ose Copa del Rey.

“Pavarësisht pse kemi biseda të shumta për Ligën e Kampionëve, nuk e harrojmë La Ligan ose Copa del Rey. Liga e Kampionëve është diçka speciale, por La Liga është gjëja me e rëndësishme. Gjithmonë duam të fitojmë gjithçka”, tha Messi.

Barcelona këtë sezon në La Liga është në vendin e dytë me 16 pikë, dy me pak se rivali i përjetshëm, Real Madrid, që nuk di për humbje në kampionatin spanjoll.

-->