La Liga po fillon të bëhet interesante!

Futboll 02 Mars 2018 18:41

Kur kanë mbetur edhe 12 xhiro në ligën spanjolle, gjërat kanë filluar të shkunden më në fund; me Atletico Madridi dhe Real Madridin duke i shfrytëzuar gabimet e liderit të La Ligas, Barcelonës.

Atletico është në formën më të mirë këtë stinor në La Liga dhe lojtarët si Diego Costa dhe Antoine Griezmann po shkëlqejnë kohëve të fundit. Gjithashtu edhe Real Madridi është zgjuar nga gjumi në ndeshjet e fundit dhe trajneri i Los Blacos ka deklaruar se ende konsideron ekipin e tij për të triumfuar në ligën Spanjolle.

“Ndoshta gjithkush mund të mendojë se puna e titullit është e përfunduar, por në futboll kurrë nuk bën të dorëzohemi. Ne duhet të instalojmë këtë në mendjen tonë, dhe të rikujtojmë se të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme”, ka vazhduar ai.

“Do të jetë e vështirë, por jo e pamundur. Shikoni çfarë po ndodhë mes vendit të parë dhe të dytit, vetëm pesë pikë diferencë. Nëse Atletico fiton diferenca do të jetë vetëm dy pikë. Çështja e ligës është ende e hapur dhe unë jam optimist, deri në fund”, ka përfunduar Zinedine Zidane”.

Të dielen ndeshen mes vete Barcelona dhe Atletico Madrid, dhe nëse blaugranët humbasin këtë takim, gara për titullin e kampionit në La Liga do të jetë dritare e hapur. /Insporti.com

-->