La Ligan e quajtën “Liga e Fermerëve” – Villarreal poston përgjigjen perfekte pasi eliminuan Bayern Munichun

Futboll 13 Prill 2022 09:30

Villarreali ka kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, kjo pasi skuadra spanjolle luajti mbrëmë baras (1-1) në Allianz Arena ndaj Bayern Munichut duke u kualifikuar tutje.

Vitet e fundit, futbolli në Spanjë nuk ka pasur mjaft reputacion, veçanërisht me largimin e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, dhe është quajtur si ‘Liga e Fermerëve’, transmeton Insporti.

Dhe pas fitores, skuadra spanjolle ironizoi me ‘Ligën e Fermerëve’, pasi ata eliminuan Bayern Munich nga Liga e Kampionëve – duke shkruar “Uefa Fermer Legue”.

Ndryshe, La Liga Santander tashmë ka dy skuadra në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Ky numër mund të rritet në tre nëse Atletico Madrid mund Manchester Cityn sonte.

/Insajderi.org

Sapo Ndodhi:

-->