La Realin 6 muaj më parë, zyrtarisht golashënuesi më i mirë i Madridit për 2018

Futboll 08 Janar 2019 23:29

Besoni apo jo, Cristiano Ronaldo është golashënuesi më i mirë i Real Madridit për vitin 2018.

Ai la Real Madridin për Juventusin në korrik të vitit që lamë pas, por pavarësisht se Karim Benzema dhe Gareth Bale kanë luajtur pothuajse çdo takim nga gushti, nuk ia kanë dalë të mposhtin CR7 për gola që kishte shënuar vetëm deri në maj, kur edhe i luajti ndeshjet e fundit me fanellën e bardhë.

Statistikat më poshtë tregojnë më së miri dështimin e Madridit, që beson shumë në Bale e Benzema, por këta të fundit po e zhgënjejnë, raporton Insporti.

Golashënuesit më të mirë të Real Madridit 2018:

Cristiano – 28
Gareth Bale – 27
Benzema – 18