Labinot Harbuzi e synonte Shqipërinë, atë e propozoi në Kombëtare futbollisti nga Kosova

Futboll 11 Tetor 2018 17:56

Futbolli shqiptar, por edhe ai botëror në përgjithësi sot e morën një lajm të zi.

Futbollisti nga Kosova, Labinot Harbuzi ka ndërruar jetë papritmas në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

32 vjeçari tashmë i ndjerë është gjetur nga prindërit në dhomën e tij, të cilët më pas e kanë thirrur autoambulancën.

Harbuzi ishte futbollist i njohur shqiptar, ndërsa kishte luajtur në Malmo, Feynordin dhe Gençlerbirligi, derisa së fundmi ishte së fundmi pejani ka qenë pjesë e futbollit të Malajzisë ku u aktivizua me klubin Melaka United.

Harbuzi më parë ka qenë pjesë e grupmoshave të Kombëtares së Suedisë.

Vite, më parë ish-futbollisti nga Kosova, Debatik Curri i cili ka luajtur me Harbuzin te Shqipëria, e pati propozuar këtë futbollist te Kombëtarja e Shqipërisë në kohën sa ekipi drejtohej nga Otto Bariq.

Megjithatë, përkundër dëshirës së tij, ai asnjëherë nuk u aktivizua në Kombëtaren shqiptare. Curri e pati konfirmuar lajmin për mediet sportive të shkruara. /Insporti.com/