Labinot Ibrahimi: Prishtinës i ka hije vendin i parë, Flamurtarin e mposhtim

Futboll 28 Tetor 2019 10:37

Edhe pse Flamurtari i klasifikuar në vendin e 10-të me vetëm 9 pikë të tubuara, në dy vitet e fundit është treguar se sa “arrë e fortë” është për rivalët e kryeqytetit, Prishtinën.

Në katër ndeshjet e fundit, Prishtina e ka vetëm 1 fitore, përball 2 barazimeve dhe 1 humbjeje – edhe atë në “Fadil Vokrri”.

Prishtina ka mungesë vetëm të lënduarin në ndeshjen e fundit me Dritën, Leonit Abazi.

Labinot Ibrahimi e njeh mirë kundërshtarin dhe kërkon vlerësim absolut për ndeshjen e sotme.

“Flamurtarin e njoh edhe nga edicioni i kaluar kur s’isha në Prishtinë, e njoh edhe nga e kaluara ime e gjatë më parë në Prishtinë dhe në Prishtinë u riktheva që nga ndeshja e parë po me Flamurtarin. Pra, e di që Prishtina ka pasur vështirësi me ta, sidomos edicionin e kaluar, por edhe sivjet jemi përballur baras”.

“Është kundërshtar i vështirë për Prishtinën duke i nxjerrë gjithmonë problem, por duke e ditur kualitetin tonë, formën tonë të lartë momentale dhe me një angazhim siç e patëm me Dritën, besoj që do t’ia arrijmë të përballojmë edhe këtë rival duke i marrë pikët e plota për të mbetur në krye të tabelës, aty edhe ku i ka hije Prishtinës”, ka thënë Ibrahimi.

-->