Lacazette ndikohet negativisht nga Aubameyang

Futboll 12 Shkurt 2018 08:41

Alexandre Lacazette, i cili ishte pjesë e kritikave të tifozëve, madje edhe duke e djegur fanellën e tij, pas humbjes së Arsenal nga Tottenham në derbin e Londrës Veriore, duket se ka filluar të humb vetëbesimin si pasojë e transferit të fundit të “Topçinjve”, Aubameyang.

Të paktën kështu mendon trajneri i dy lojtarëve, profesori francez Arsene Wenger, i cili mungesën e besimit në paraqitjen e fundit të Lacazette, e sheh për shkak të Aubameyang.

Wenger lidhur me dështimet e shumta të sulmuesit francez në ndeshjen kundër Tottenham, madje në disa raste edhe kur gjendej vet me portierin kundërshtarë, e lidh me mungesë e vetëbesimit, pasi thotë se Lacazette është madje shumë i mirë në duelet një me një me portierin.
Konkurrenca ndonjëherë di të jetë motiv shtesë për lojtarët, por duket se tek Lacazette ka ndikuar negativisht, kjo edhe për shkak se Aubameyang që nga ardhja e tij ka qenë startues në skuadrën e Arsenal, kurse francezi po qëndron në bankë dhe minutat e tij po i zhvillon si zëvendësues.

Sulmuesi francez Alexandre Lacazette prej se kaloi nga Lyon tek Arsenal afatin kalimtar të verës së kaluar për 53 milion euro, në 26 paraqitje ka shënuar 9 gola në Premier League. /Insporti.com

-->