Lajm fantastik për fansat e Man Unitedit para ndeshjes kundër PSG-së në CL

Futboll 26 Janar 2019 19:16

Neymar po përballet me garën kundër kohës për të qenë i gatshëm për ndeshjen kundër Manchester Unitedit në Champions League.

Paris Saint-Germaini udhëton drejt “Old Traffordit” pas pak më shumë se dy javëve për t’u ndeshur me Unitedin, në kuadër të Champions Leagues, transmeton Insporti.

Kampioni francez mund të mbetet pa superyllin brazilian, i cili pësoi një lëndim në këmbën e djathtë në ndeshjen kundër Strasbourg të martën.

Neymar, 26-vjeçar, iu nënshtrua operimit për një dëmtim të ngjashëm vitin e kaluar por, në fund, arriti që të rikuperohet në kohë për Kupën e Botës.

Testet fillestare kanë konfirmuar dëmtimin e ish-yllit të Barcelonës, derisa Thomas Tuchel shpreson në mrekulli rreth disponueshmërisë së tij.

Tekniku gjerman gjithashtu mund të mbetet edhe pa Marco Verratin, i cili ndrydhi kyçin e këmbës javën e kaluar kundër Giungamp. /Insporti.com/

-->