Lajm fantastik për Milot Rashicën pas super golit ndaj Schalkes

Kombëtarja 04 Prill 2019 08:43

Milot Rashica është ‘shpërblyer’, pas golit të jashtëzakonshëm të cilin e shënoi mbrëmë.

Rashica shkëlqeu në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Schalkes, ku u vlerësua me notë të lartë, raporton Insporti

Ylli kosovar me skuadrën e tij Werder Bremen, realizoi gol spektakolar nga distanca, për ta ndihmuar skuadrën e tij të kalojë në gjysmëfinale.

Rashica pas ndeshjes është shpërblyer me trofeun e lojtarit të ndeshjes nga ‘DFB Pokal’.

“Njeriu i ndeshjes, Milot Rashica”, shkruan faqja e DFB Pokal në Twitter. /Insporti.com/