LAJM I FUNDIT: Bekim Isufi tregon nëse do të mbetet te Ferizaj apo do të largohet

Futboll 02 Dhjetor 2019 15:16

Ferizaj e ka marrë një fitore tejet të rëndësishme në udhëtim te Drenica në kuadër të ndeshjes së fundit të stinorit vjeshtor të kampionatit, duke i shtuar edhe më shumë gjasat për mbijetesë.

Por, kjo skuadër mund të mbetet pa trajnerin e saj Bekim Isufi, i cili pas ndeshjes në Skenderaj ka deklaruar se nuk do të vazhdojë më me Ferizajn.

“Nuk e besoj se do të vazhdojë në këtë mënyrë. Kam patur mundësi për tu larguar edhe më herët, por nuk kam dashur ta lë ekipen. Kur kam ardhur te Ferizaj kam mendur për një projekt më serioz dhe më afatgjatë, por gjërat nuk ndodhën ashtu, ndaj do të jetë e vështirë që të vazhdojë edhe më tej”, deklaroi Isufi për “Super Sport Kosova”.

Ferizaj do ta mbyll vjeshtën në pozitën e dhjetë të renditjes tabelare me 18 pikë.

-->