Lajm i hidhur – ndërron jetë ish-kampioni i boksit

Boks 19 Janar 2020 19:00

Ditë zije për boksin, pasi që ka ndërruar jetë kampioni i parë me ngjyrë në moshën 67-vjeçare.

Peter Mathebula kishte shkruar histori në vitin 1980, pasi e mposhti Tae-Shik Kim për t’u shpallur kështu kampion në WBA për peshat e lehta në Los Angeles.

Aftësitë e tija të mrekullueshme në boks, ia fituan nofkën ‘Terrori’.

Mathebula ishte i shtrirë në spital prej javësh, derisa motra e tij Dianah Tlhale ka zbuluar se gjendja e tij ishte përkeqësuar në ditët e fundit.

“Ai kishte kohë që ishte në spital, ndërsa në ditët e fundit iu përkeqësua gjendja. Peter ndërroi jetë në spitalin Leratong të shtunën në mbrëmje”, ka thënë ajo.

Triumfi në vitin 1980 ishte momenti i tij më i mirë në karrierë, duke fituar kështu tifozë në mbarë botën, por veçanërisht në vendlindjen e tij, në Afrikën e Jugut.

Mathebulla ishte pensionuar nga boksi në moshën 31-vjeçar, për t’u bërë më pas trajner dhe ka inspiruar shumë afrikanë që të merren me boks.

-->