Lajm i keq për adhuruesit e Mercedesit

Formula 1 01 Korrik 2018 15:39

Gara për Shpërblimin e madh të Austrisë, pas vetëm 14 rrathëve mbeti pa njeriun që e kishte nisur këtë garë nga pole position.

Insporti njofton se një prej shoferëve të këtij ekipi u detyrua ta braktisë garës për shkak të humbjes së presionit në sistemin hidraulik të bolidit të tij, që ia pamundësoi ndërrimin e marsheve.

Valtteri Bottas, shoferi finlandez, i cili nuk u nis mirë në start, tashmë nukdo të marrë as pikë nga kjo garë, të cilën e braktisi herët.

Ky veprim ia konplikoi garën dhe Lewis Hamiltonit, meqë pas tërheqjes së Bottasit, u vendos regjimi i Automobilit Virtual të Sigurisë (VSC) dhe shoferët tjerë përpos Hamiltonit ishin në gjenje të përfitojnë nga një pit stop “gratis”, vetëm për shkak të pozitës së tyre në shteg, kurse Hamilton, pas pit stopit të tij ra nga pozita e parë në të katërtën.

-->