Lajm i keq për Barcelonën, ylli i skuadrës mungon pesë javë

Futboll 20 Gusht 2019 09:04

Barcelona ka mbetur për disa javë pa njërin prej lojtarëve kryesorë të ekipit.

Sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele, do të mungojë rreth pesë javë për shkak të lëndimit, ka njoftuar klubi.

Klubi katalonas ka konfirmuar se pas ekzaminimeve mjekësore është mësuar se lojtari ka tërheqje muskulore.

Barça në fillim të këtij sezoni po përballet edhe me lëndimin e superyllit Lionel Messi.