Lajm i keq për Granit Xhakën

Futboll 18 Tetor 2019 23:19

Premier League njihet si kampionati më i bukur në botë, kjo për shkak të nivelit të lartë që zhvillohet futbolli. Përveç futbollit, fansat në Angli janë nga më kritikët ndaj ekipeve të tyre dhe lojtarëve të skuadrës.

Me ndalimin e kampionatit për shkak të ndeshjeve të kombëtareve, në Angli janë bërë analizat dhe llogaritë me të gjithë lojtarët. Sportsmail ka zgjedhur të formojë ekipin me 11 dështimet e këtij sezoni deri më tani.

Bie në sy që pjesë e këtij ekipi është portieri francez Hugo Lloris si dhe kapitenit më të ri të Arsenalit, Granit Xhaka.

I zgjedhur nga Emery si kapiten i Arsenalit, tifozët e kanë kryqëzuar skuadrën duke menduar se tek “Topçinjtë” mungon lidershipi. Xhaka u vendos akoma dhe më shumë në qendër të kritikave pasi ka marrë tashmë 4 kartonë të verdhë. Gjithashtu dhe ulja e kokës duke lejuar që topi i gjuajtur nga Mc Tominay në ndeshjen ndaj United të përfundonte në rrjetë, kanë bërë që tifozët të shpërthejnë në akuza ndaj shqiptarit nga Kosova.

-->