Lajm i keq për Majlinda Kelmendin, olimpiada e Tokios mund të anulohet

Tenis 22 Maj 2020 21:22

Çështja e zhvillimit të Lojërave Olimpike të Tokios në vitin 2021 po kthehet në debat. Kryeministri i Japonisë ka deklaruar se ato mund të shtyhen sërish nëse nuk normalizohet situata e shkaktuar nga Koronavirusi. Në një intervistë për BBC Sport, Presidenti i komitetit të Lojërave Olimpike, Tomas Bach, shprehet se lojërat në Tokio do të anulohen përfundimisht nëse vendi nuk është i gatshëm që t’i zhvillojë ato në 2021.

Ai shprehet se vera e ardhshme është dhe mundësia e fundit që Japonia do të ketë për zhvillimin e Lojërave Olimpike. “Në njëfarë mënyre unë e kuptoj pozicionin e Japonisë. Por nuk mund të punësosh 3 mijë ose 5 mijë persona për organizimin e lojërave” – shprehet ai për BBC Sport. Bach shprehet se riorganizimi i Lojërave Olimpike është një detyrë shumë e madhe dhe kërkon një angazhim të jashtëzakonshëm.

-->