Tottenham afër sulmuesit brazilian

Futboll 22 Janar 2020 20:57

Sot gjatë ditës është raportuar për një ofertë të re nga Tottenhami për sulmuesin Vedat Muriqi. Me Harry Kane të lënduar, Jose Mourinho është në kërkim të një sulmuesi klasik dhe janë përmendur shumë alternativa.

Por, lajme jo të mira për sulmuesin e Kosovës vinë nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, ku sipas tij “Tottenhami dhe Real Sociedadi janë në bisedime të avancuara për sulmuesin brazilian William Jose. Tottenham nuk janë të gatshëm të paguajnë klauzolën (70 milionë euro), por një marrëveshje pritet të arrihet gjatë ditëve të ardhshme.”.

Një transfer i tillë i pamundëson kalimin në Angli sulmuesit nga Prizreni. /Insporti.com/

-->