Lajm i keq për portierin e Kosovës, Aro Muriqi

Kombëtarja 20 Tetor 2019 14:53

Arijanet Muric ka marrë lajm të keq nga Nottingham Foresti, para takimit me Wigan Athletic.

Portieri numër një i Kosovës, Aro Muric, te skuadra e Forestit nuk po arrin të gjejë hapësira si titullar, tranmseton Insporti

Ai është lënë sërish në bankën rezervë, për ndeshjen e Nottingham Forest në Championship.

Skuadra e Nottinghamit luan në udhëtim te Wigan Athletic, me fillim nga ora 15:00, ndeshje e vlefshme për ligën e dytë të futbollit anglez.

Kujtojmë se deri tani në gjithsej 12 xhiro në Championship, Muric për Forestin ka startuar në vetëm 4 përballje.

Ai për herë të fundit në kampionat ishte titullar më 21 gusht, derisa në 8 takimet e fundit është lënë në bankën rezervë.

Muric është i huazuar te Foresti nga skuadra kampione e Anglisë, Manchester City. /Insporti.com/

-->