Lajm i keq për Shqipërinë: Hysaj do të humbasë ndeshjet miqësore

Futboll 29 Maj 2021 19:23

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në kuadër të dy ndeshjeve miqësore që ekipi do të zhvillojë në udhëtim ndaj Uellsit me 5 qershor dhe Republikës Çeke me 8 qershor.

Grupi është kompletuar i gjithi ditën e sotme, teksa zyra e shtypit në FSHF bën me dije se mbrojtësi shkodran, Elseid Hysaj nuk do të jetë pjesë e skuadrës për këto dy ndeshje, për shkak të një problemi në gju.

Hysaj ka mbërritur sot në kompleksin “Tropikal” ku gjendet e grumbulluar skuadra dhe pas vizitave nga stafi mjekësor dhe konsultave me mjekun e skuadrës, Gianluca Stesina, u mor vendimi që lojtari të largohet nga grumbullimi dhe të vazhdojë kurimin.

Skuadra vazhdon të stërvitet intensivisht për këto dy sfida mjaft të vlefshme për kuqezinjtë.

-->