Lajm i kobshëm për fansat e Liverpoolit, ja sa pritet të mungojë Virgil Van Dijk

Futboll 17 Tetor 2020 19:45

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil Van Dijk, u lëndua në takimin e sotëm ndaj Evertonit në kuadër të javës së pestë në Premier Ligën angleze, transmeton Insporti.

Lëndimi erdhi pas një goditje të tmerrshme nga portieri i Everonit, Jordan Pickford në pjesën e parë.

Sipas BeIn Sport, mbrojtësi holandez pritet të mungojë 7 ose 8 muaj nga fushat e blerta pasi ka dëmtuar ligamentet krucial në gjurin e djathtë.

Why Jordan Pickford escaped red card despite SHOCKING tackle which injured  Liverpool star Virgil van Dijk in Merseyside derby vs Everton

Ky informacion ende nuk është konfirmuar nga klubi anglez, por nëse del të jetë i saktë atëherë do të ishte një mungesë shumë e madhe për skuadrën e Jurgen Kloppit./Insporti.com/

-->