Lajm i madh për Kosovën

Kombëtarja 30 Nëntor 2018 23:45

Listës së futbollistëve që po i bashkohen Përfaqësueses së Kosovës pritet t’i bashkohet edhe një emër i rëndësishëm.

Loret Sadiku nga muaji mars i vitit 2019 do ta ketë mundësinë të luajë për Kosovën.

Mesfushori me tipare mbrojtëse aktualisht është lojtar i klubit turk Kasimpasa në Superligën turke, i cili e ka refuzuar kërkesën e Kombëtares së Shqipërisë por ka kërkuar që të luajë për Kosovën.

Sadiku në të kaluarën është paraqitur tri herë për Kombëtaren U-23 të Suedisë, dhe sot FIFA i ka dhënë lejen atij që të luajë për Kosovën.