Lajm i madh për sportin e Kosovës, kalon Ligji për Sponsorizime

Futboll 27 Qershor 2019 11:39

Kuvendi i Kosovës ka votuar me shumicë votash amandamentin për sponsorizimin e sportit në Projektligjin për Tatimin në të Hyra në Korporata.

Me 74 vota pro, Ligji për sponsorizime ka kaluar në Kuvendin e Kosovës.

74 deputetë të Kuvendit të Kosovës votuan pro amandamentit të propozuar nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, raporton Insporti.

Amandamentin e propozuar nga deputeti i PDK-së, i cili kaloi pa mbështetjen e Komisionit për Buxhet dhe Financa, e kanë votuar të gjitha grupet parlamentare në Kuvendin e Kosovës.

Deputetët votuan për harmonizimin e Ligjit për Sponsorizime në Fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me Projektligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave.