Lajm i mirë për Kosovën, ky yll i kombëtares kthehet në stërvitje

Kombëtarja 19 Shtator 2019 15:07

Hekuran Kryeziu i ka nisur stërvitjet individuale të enjten, rreth gjashtë muaj pas lëndimit të rëndë në gju, njofton klubi i tij Zurich.

Rikthimi i tij i hershëm nga lëndimi serioz do të jetë mbështetje për Kosovën në përpjekjet e saj për t’u kualifikuar në Euro 2020 në tri ndeshjet e mbetura kualifikuese në muajt e ardhshëm.

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës dhe i klubit zviceran Zurich, i këputi ligamentet e gjurit në një ndeshje me klubin në muajin prill dhe u detyrua t’iu nënshtrohet operimit.

Zurich ka publikuar pamje në rrjetet sociale nga stërvitja individuale e Kryeziut, duke njoftuar se kosovari e ka nisur rikuperimin në fushë.

Pas gjashtë muajve pa e shkelur fushën e gjelbër, kosovari tani është rikthyer për t’u rikuperuar plotësisht duke u stërvitur individualisht në qendrën stërvitore të Zurich.

Si pasojë e këtij lëndimi, që fillimisht u druajt se do ta linte atë deri në nëntë muaj jashtë fushës, 26-vjecari i mungoi skuadrës së vet Zurich në ndeshjet e fundit të sezonit të kaluar të Superligës së Zvicrës, si dhe në fillim të sezonit të ri 2019/20.