Lajm i mirë për Kosovën para ndeshjes me Anglinë

Kombëtarja 06 Nëntor 2019 12:52

Kosova ka marrë një lajm të mirë para ndeshjes me Anglinë, dhe ka të bëjë me një mungesë të anglezëve.

Mesfushori në formë i Chelseat, Mason Mount, mund t’i humbas dy ndeshjet e nëntorit të Kombëtares së Anglisë, përfshirë edhe atë kundër Kosovës më 17 nëntor.

20 vjeçari është detyruar të lëshojë fushën në minutën e 60’ të ndeshjes mes Chelseat dhe Ajaxit, e cila përfundoi baras 4:4.

Mount ka pësuar një dëmtim në kyçin e këmbës së djathtë.

Ylli i Chelseat ka përfaqësuar Anglinë në katër ndeshje, por mund të humbas grubullimin e nëntorit.

-->