Lajm i mirë për Realin, ja kur rikthehet Hazardi

Futboll 10 Shtator 2019 12:47

Sulmuesi i Realit, Eden Hazard ka qenë në stërvitje dhe është i gatshëm për të luajtur kundër Levantes.

Hazard u transferua këtë verë nga Chelsea për 100 milionë euro.

Belgu ende nuk ka luajtur këtë sezon në La Liga pasi vuante nga një lëndim që e mbajti jashtë fushe për një muaj.

“Los Blancos” do të luajnë këtë të shtunë kundër Levantes në kuadër të javës së katër në La Liga dhe me pas do të ndeshen kundër PSG-së.