Lajm i mirë për Realin, mësohet kur do të debutojë Hazardi në La Ligë

Futboll 21 Gusht 2019 12:19

Ylli i ri i Real Madridit, Eden Hazard, do të mungojë në tri ndeshjet e para të sezonit 2019/20 të La Ligës, mirëpo ai do të kthehet në fushën e blertë me Kombëtaren e Belgjikës, para se ta bëjë debutimin e tij në ligën spanjolle.

Eden Hazardi do të bëjë debutimin e tij me Real Madridin në La Liga në ndeshjen e 14 shtatorit, kundër Levantes në “Santiago Bernabeu”.

AS raporton se ai do të mungojë edhe në dy ndeshjet e radhës, kundër Valladolidit dhe Villarrealit.

Sulmuesi i ri i Real Madridit e pësoi një lëndim muskulor vetëm pas ditë para se të zhvillohej ndeshja hapëse e La Ligës kundër Celta Vigos.

Edhe pse “Los Blancos” nuk e zbuluan datën e saktë të kthimit të belgut, tri deri në katër javë do të jenë të mjaftueshme për të për t’u rikuperuar.