Lajm i mirë Realin, kthehet Hazardi

Futboll 30 Janar 2020 15:52

Eden Hazard është rikthyer të enjten në stërvitje me ekipin e Real Madridit, në prag të ndeshjes derbi kundër Atletico Madridit këtë fundjavë në La Liga.

Sulmuesi belg është duke bërë përparim të shpejtë në riaftësimin nga lëndimi. Ai u lëndia më 26 nëntor dhe nuk ka luajtur që prej atëherë.

Hazard e lëndoi nyjën e këmbës së djathtë, i cili ia komplikoi procesin e riaftësimit dhe e la atë jashtë fushës së lojës për një kohë të gjatë. Megjithatë, ai e ka kapërcyer këto probleme.

Real Madridi është motivuar nga prezenca e Hazardit në seancën stërvitore këtë të enjte. Mbetet të shihet nëse trajneri Zinedine Zidane do të rrezikojë duke i dhënë minuta atij në derbin e fundjavës.

Kjo ishte seanca e parë stërvitore për të që prej lëndimi. Ai stërviti me bashkëlojtarët e tij, u pa duke tentuar të fitojë topa dhe mori pjesën në lojën e organizuar nga Zidane.

-->