Lajm i mrekullueshëm, Niki Lauda “jashtë rrezikut për jetë”

Formula 1 04 Gusht 2018 11:22

Gjendja shëndetësore e Niki Lauda është e stabilizuar, por ai vazhdon të jetë në reanimacion në një spital në Vienë, pas një transplanti në mushkëri që iu krye me urgjencë dy ditë më parë.

Mjeku që ka kryer transplantin tha: “Për momentin gjithçka po shkon sipas parashikimeve”.

“Një pacient i ri në moshë mund të dalë nga spitali edhe pas 2 apo 3 javësh, ndërsa për një të moshuar koha e ikuperimit është më e gjatë”, shtoi ai.

Lauda është 3 herë kampion i botës në formula 1, një ikonë e këtij sporti dhe aktualisht mban detyrën e presidentit të nderit të Mercedes.

Në të shkuarën ai ka kryer edhe një transplant në veshka dhe është gjithnjë i pranishëm në garat e Botërorit të Formula 1.

Ai pati probleme shëndetësore disa ditë më parë, pas garës së Hungarisë, duke u rikthyer me avion privat në vendlindje dhe më pas u shtrua në spital.

-->