Lajm i papritur, UEFA me njoftim për Superligën e Kosovës (FOTO)

Futboll 09 Shtator 2019 22:26

Klubet elitare kosovare kanë dështuar të shkëlqejnë këtë vit në garat ndërkombëtare – në Ligën e Kampionëve dhe në Ligën e Evropës.

Feronikeli u eliminua në rrethin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve nga The New Saints, derisa më pas u largua edhe nga rrethi i parë në Ligën e Evropës prej Slovan Bratislavës.

Nga ana tjetër, FC Prishtina u eliminua herët në rrethin e parë eliminator të Ligës së Evropës nga skuadra St Joseph’s.

Kjo ka bërë që të ulet koeficienti i Superligës së Kosovës në renditjen që e plason “UEFA Calculator”.

Nga 2.5 sa ishte në edicionin e kaluar, tani koeficioni i kampionatit elitar kosovar është 1.5.

“Dhe këtu është Kosova. Pas tre vitesh, mund ta shohim tani një rënie. Pres që Kosova të ngritet pasi të marrin pjesë tre skuadra në kompeticionet evropiane”, shkruan “UEFA Calculator”.