Lajm i keq për Hamiltonin në Bahrein

Formula 1 06 Prill 2018 23:13

Pasi një gabim në softuer ia humbi garën për Shpërblimin e Madh të Australisë në Formula 1, kampioni aktual i botës Lewis Hamilton në Bahrein ka ardhur me qëllim të artë të arrijë fitoren e parë të sezonit.

Por shtegu Sakhir është një prej atyre vendeve ku ekipi i Ferrarit tradicionalisht ka shumë sukses dhe kjo u vërtetua sot nga rezultatet e stërvitjeve ku Vettel dhe Raikkonen kishin kohë më të mirë sesa konkurrentët e tyre.

Sidoqoftë, Hamiltonit iu komplikua edhe më shumë puna në këtë garë ende pa filluar ajo, në fakt, pa filluar as kualifikimet, që zhvillohen të shtunën.

Shoferi tiranik i Mercedesit është detyruar që të ndërrojë kutinë e marsheve në bolidin e tij dhe kjo i ka kushtuar në dënim prej pesë vendeve në start, që do të thotë se Hamilton edhe nëse e vendosë kohën më të mirë në kualifikime, nuk do të niset nga pole position, por do të niset i gjashti.

Ndërrimi i kutisë së marsheve u bë i ditur pas publikimit të raportit teknik të stërvitjeve të sotme dhe dënimi i Hamiltonit mund ti kushtojë atij me fitore në garën që zhvillohet në një shteg në mes të shkretëtirës dhe kërkon kujdes të veçantë për gomat dhe frerët.