Lajm i mirë: Futbollisti i gjigantit evropian e mund koronavirusin

Futboll 08 Prill 2020 13:50

Një lajm i madh ka ardhur ditën e sotme nga mediat italiane, të cilat raportojnë se Paolo Maldini dhe djali i tij Daniele janë shëruar nga koronavirusi.

Legjenda dhe drejtori i Milanit, si dhe i biri i tij 18-vjeçar, Daniele Maldini që luan te Milani, u konfirmuan disa ditë më parë si të prekur nga COVID-19.

Për fat të mirë, dyshja e ka fituar betejën me virusin e tmerrshëm dhe tashmë janë plotësisht të shëruar.

Sipas asaj që raporton CalcoMercato, dyshja tashmë është shëruar plotësisht dhe janë gati t’u kthehen aktiviteteve të tyre.

Paolo Maldini do t’i kthehet punëve të tij në pozitën e drejtorit, aty ku së bashku me Ivan Gazidis do të fillojnë të diskutojnë rreth reduktime në paga të lojtarëve.

-->