Lajm i mirë për tifozët e Bayernit
Futboll
09 Mars 2018
12:37

Bayerni ka zyrtarizuar rinovimin e kontratën me Joshua Kimmich deri më 30 qershor të vitit 2023.
Pas rinovimit Kimmich është shprehur i lumtur dhe krenar që e ka zgjatur kontratën.
“Jam shumë i lumtur për zgjatjen e kontratës kaq herët. Kjo tregon se klubi dhe përgjegjësit më besojnë shumë dhe më shohin se element të rëndësishëm për suksesin sportiv të Bayernit në të ardhmen. Kjo më bën shumë krenar”, ka thënë ai pasi hodhi nënshkrimin në kontratë.
Kimich është 23 vjeçar dhe është transferuar në Bayern nga Leipzigu më 2015. Deri më tani për këtë klub ka zhvilluar 71 ndeshje dhe ka shënuar 7 gola.