Lajm shumë i mirë për Herolind Shalën

Futboll 03 Dhjetor 2019 23:11

Herolind Shala ka shkëlqyer këtë vit me klubin norvegjez, Valerenga. Reprezentuesi kosovar është paraqitur në 22 ndeshje këtë edicion, derisa ka realizuar 6 gola dhe 5 asistime.

Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që ai të zgjidhet në “Ekipin e Vitit” në ligën norvegjeze.

Kujtojmë se Shala numëron edhe 16 paraqitje me përfaqësuesen e Kosovës.

-->