Lajm shumë i mirë për Shkodran Mustafin

Futboll 28 Janar 2020 20:40

Qndërmbrojtësi shqiptar me nënshtetësi gjermane, Shkodran Mustafi nuk është lënduar aq seriozisht sa u mendua fillimisht.

Mustafi u detyrua ta braktisë fushën në ndeshjen Arsenal – Bournemouth (2:1), e vlefshme për rrethin e katërt të FA Cup.

Kjo bëri që Arsenali të mendojë për t’i nisur kërkimet për një mbrojtës të ri në tregun e transferimeve, po ashtu duke qenë se tashmë i ka të lënduar tre mbrojtës të tjerë, Calum Chambers, Sead Kolasinac dhe Kieran Tierney.

Trajneri Mikel Arteta tha pas takimit të së hënës se drejtuesit e klubit do ta kërkonin një mbrojtës të ri për shkak të druajtjeve për shkallën e dëmtimit të Mustafit.

Megjithatë, Arsenali tani ka mësuar se 27-vjeçari nuk do të mungojë gjatë, sepse analizat mjekësore kanë treguar se ai vetëm e ka ndrydhur nyjën e këmbës.

-->