Lajme të mira për Chelsean para duelit ndaj Arsenalit

Futboll 23 Maj 2019 19:28

Chelsea dhe Arsenali do të ndeshjen në finalen e Ligës së Evropës, që do të zhvillohet në Baku të mërkurën e ardhshme.

Të dy skuadrat tashmë janë duke u përgatitur për këtë duel.

Lajme të mira vijnë nga kampi i Chelseat, ku N’Golo Kante ka arritur të rikuperohet dhe të jetë i gatshëm për të mërkurën.

Chelsea hyn në këtë përballje me statistika të mira, pasi nuk ka pësuar disfatë në sfidat e fundit.

Nga ana tjetër, “Topçinjtë” do të zbresin në fushë pa mesfushorin Mkhitaryan, me lojtarin që ka vendosur të mos udhëtojë në Baku të Azerbajxhanit për shkak të tensionit politik që ekziston mes vendlindjes së tij, Armenisë, dhe Azerbajxhanit, që organizon këtë finale./Insporti