Lajme të rënda për kombëtaren angleze

Futboll 16 Janar 2020 17:45

Harry Kane pritet të humbas EURO 2020. Kështu të paktën është shprehur Chris Wilson, ortopedi i famshëm anglez.

Harry Kane, kapiteni i kombëtares angleze, iu nënshtrua një operacioni të shtunën e kaluar për të kuruar një rupturë në kofshen e majtë dhe klubi (Tottenham Hotspur), është shprehur se ai do jetë i gatshëm të nis stërvitjet në muajin prill.

“Po të isha në vendin e tij nuk do mendoja për Europianin e 2020-es. Jam në dijeni që është folur për muajin prill mirpo mua një gjë e tillë nuk më bind. Kur bën një operacion të tillë duhet të kesh shumë kujdes që të mos lëndohesh përsëri. ” – është shprehur Chris Wilson në një intervistë për Daily Mail. /Insporti.com/


-->