Lajmet e fundit rreth Artetas i cili ishte i prekur me koronavirus

Futboll 26 Mars 2020 21:09

Lajme të mira vijnë nga Premierliga, lidhur me trajnerin e Arsenal.

Trajneri i Arsenalit, Arteta, është shëruar tashmë krejtësisht nga koronavirusi, përcjell lajmi.net.

Javë më parë raportohej se Arteta ishte në mesin e atyre që rezultuan pozitiv në Covid19, por tashmë gjithçka duket se ka kaluar.

Raportime nga mediet britanike tregojnë se Arteta rezulton i pastër dhe nuk është më me Covid.

Gjithashtu, edhe gruaja dhe fëmijët e spanjollit thuhet të jenë në gjendje të mirë shëndetësore.

-->