Lajmi i ditës – Cavani transferohet në Premierligë

Futboll 31 Janar 2020 08:14

Sot është dita e fundit e afatit kalimtar të janarit, me shumë skuadra që dëshirojnë ta shfrytëzojnë këtë ditë për të blerë ose shitur.

Një çështje e pazgjidhur mbetet Edinson Cavani.

Cavani thuhet që këtë ditë mund të kaloj në Premierligë, me Chelsean që janë vënë pas sulmuesit të PSG.

‘Daily Mail’ raporton se skuadra e Frank Lampard është e interesuar të transferojë një sulmues, dhe uruguaiani po konsiderohet një alternativë.

Cavani gjatë gjithë afatit kalimtar është kërkuar nga Atletico Madrid, që nuk po arrin të gjejë një marrëveshje me kampionët e Francës.

Manchester United gjithashtu kanë qenë të lidhur me një transferim të Cavanit.

-->