Lajmi i fundit: Agresioni rus ndaj Ukrainës, Formula 1 anulon garën në Rusi

Formula 1 25 Shkurt 2022 14:22

Çmimi për garën e madhe të Rusisë në Formula 1 ishte planifikuar që këtë vit të mbahet në Rusi.

Megjithatë, shkaku i luftës i agresionit rus ndaj Ukrainës në ditët e fundit, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Andaj, kjo garë ka ndryshuar tashmë destinacion.

Sipas një njoftimi zyrtar, Formula 1 këtë vit nuk do të mbahet në Rusi.

“Formula 1 viziton vende në të gjithë botën me një vizion pozitiv për të bashkuar njerëzit duke bashkuar kombet, ne po i shikojmë zhvillimet në Ukrainë me trishtim dhe tronditje dhe shpresojmë për një zgjidhje të shpejtë dhe paqësore të situatës aktuale”, thuhet fillimisht.

Formula 1 dhe të gjitha skuadrat diskutuan pozicionin e sportit tonë dhe konkluzioni përfshin pikëpamjen e të gjithë palëve relevante se është e pamundur të mbahet Çmimi i Madh i Rusisë në rrethanat aktuale”, thuhet në njoftimin e Formula 1./

-->