Lajmi i fundit – avioni i Messit pëson defekt

Futboll 03 Prill 2020 14:34

Avioni privat i Lionel Messit është detyruar të bëjë një ulje emergjente në aeroportin e Brukselit “Zavantem” mëngjesin e sotëm për shkak të disa problemeve me marshin e uljes.

Nuk është ende e qartë nëse ylli i Barcelonës ndodhej në bord, por avioni bëri një ulje të detyruar ndërsa ishte nisur drejt Tenerifes në orën 09:10 sipas portalit belg “HLN”.

Messi zotëron një “Gulfstream V”, të cilin e bleu dy vite më parë për 13 milionë euro.

Ai e ka personalizuar atë me numrin e fanellës së tij 10 në bisht, ndërsa ka shkruar edhe emrat e fëmijëve, gruas dhe vetes në shkallët e avionit.

Aeroporti i Brukselit nuk pranoi të komentonte për incidentin.

-->