LAJMI I FUNDIT / Baftiu në radarin e dy gjigantëve evropianë

Futboll 28 Korrik 2020 11:09

Golashënuesi më i mirë i Superligës, Blend Baftiu, me golat e tij ka bërë që dy klubet e mëdha turke të jenë të interesuara për shërbimet e tij. Për Baftiun, të interesuara janë Besiktas dhe Galatasaray, gjithnjë sipas gazetës turke “IHA”, transmeton Insporti.com.

Sipas “IHA” Besiktas dhe Galatasaray tash e një kohë janë duke e vëzhguar Baftiun, i cili me paraqitjet e tij në Superligë bëri që të ftohet edhe nga përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes.

Baftiu në edicionin 2019/20 që sapo përfundoi ishte më i miri të Ballkani duke e udhëhequr drejt në finales së Kupës së Kosovës.

Talenti i Ballkanit e ka shansin ta përfundojë sezonin me trofe, pasi të mërkurën (nesër) do të zhvillohet finalja e Kupës ndaj Prishtinës, dhe fituesi do të sigurojë daljen në Ligën e Evropës.

Fantazisti nga Shtimja muaj më parë ishte në listën e UEFA-s prej 50 futbollistëve të talentuar.

Baftiu, 22 vjeçar, këtë sezon në 31 paraqitje ka shënuar 19 gola dhe ka dhuruar një asistim. Ish futbollisti i Prishtinës mposhti Arb Manaj e Trepçës ’89 për “Këpucën e Artë”. /Insporti.com/

-->