LAJMI I FUNDIT: Ballkani shkarkon Bledi Shkëmbin

Futboll 06 Maj 2021 18:31

Klubi nga Suhareka ka njoftuar se ka liruar nga detyra e trajnerit pas ndeshjes së sotme me Arbërinë, në të cilën pësuan humbje me rezultat 2:3.

Këtë e kanë bërë të ditur nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social Facebook.

“Njoftim për Opinionin futbolldashës,

Pas rezultateve te dobëta, sidomos ne 2 ndeshjet e fundit, klubi ka marr vendim të ndërpres bashkëpunimin me trajnerin Bledi Shkembi. E falënderojmë për punën e palodhshme dhe suksese ne te ardhmen”, thuhet në njoftim.

Shkëmbi ishte emëruar trajner i Ballkanit më 27 dhjetor, duke e zëvendësuar trajnerin Ismet Munishi, të cili po ashtu klubi i Ballkanit kishin shkarkuar edhe pse skuadra ishte në pozitën e parë.

Para Ballkanit, klubi i fundit të cilin e kishte drejtuar Shkëmbi ishte KF Teuta në Shqipëri, ndërsa në Kosovë kishte drejtuar KF Lirinë e Prizrenit.

Ballkani me humbjen e sotme, renditet në pozitën e tretë me 69 pikë, pesë pikë më pak se sa liderja Prishtina që mban pozitën e parë me 72 pikë, kur kanë mbetur edhe tri xhiro për t’u zhvilluar.

Humbja nga Arbëria ishte e dyta me radhë, pas asaj nga Drenica në xhiron e kaluar. /Insporti.com/

-->