Lajmi i Fundit: Barclays ia pezullon llogarin bankare klubit të Chelseat

Futboll 11 Mars 2022 19:50

Llogaria bankare e Chelsea FC është pezulluar përkohësisht.

Banka thotë se i duhet kohë për të vlerësuar licencën, që i është dhënë Chelseat për të vazhduar aktivitetet e lidhura me futbollin.

Chelsea thuhet se shpreson se pezullimi do të hiqet së shpejti, raporton Skynews.

Pronari i klubit, Roman Abramovich, është sanksionuar nga qeveria për lidhjet e tij me presidentin rus, Vladimir Putin.

Klubi i Stamford Bridge ka një licencë të veçantë për të vazhduar punën, por me kushte të kufizuara.

-->