LAJMI I FUNDIT: Bayern Munich, PSG dhe Dortmund i bashkohen Superligës Evropiane?

Futboll 19 Prill 2021 10:41

Të dielën mbrëma futbolli evropian ka ndryshuar përgjithmonë. Me iniciativën për krijimin e Superligës Evropiane nga 12 klubet më të fuqishme evropiane, garat evropiane të organizuara nga UEFA ka marrë një goditje të fortë.

Mbrëmë është publikuar edhe dokumenti zyrtar i cili shpjegon formatin e Superligës dhe 12 klubet pjesëmarrëse.

Ndërsa, sot në orët e para të mëngjesit gazeta spanjolle “El Mundo” ka raportuar se PSG, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund janë të gatshëm për t’iu bashkuar Superligës Evropiane.

Mbrëmë është raportuar se klubet nga Bundesliga dhe Liga 1 e Francës kanë refuzuar pjesëmarrjen në këtë ligë.

Liverpool, Manchester City, Arsenal, Chelsea, Tottenham, FC Barcelona, Real Madrid, Atlético Madrid, Inter Milan, AC Milan dhe Juventus, janë klubet të cilat kanë krijuar Superligën Evropiane.

Megjithatë, krijimi i kësaj Superlige Evropiane është kundërshtuar njëzëri nga FIFA, UEFA dhe ligat e mëdha evropiane, duke i kërcënuar me përjashtim nga të gjitha garat.

Madje, UEFA ka njoftuar se të gjithë futbollistët të cilët marrin pjesë në këtë ligë nuk do të munden të përfaqësojnë më vendin e tyre. /Insporti.com/

-->