Lajmi i Fundit: Bëhet i gjallë Wilderi, ky është reagimi i tij i fundit pas humbjes nga Fury

Sporte të tjera 14 Tetor 2021 21:16

Deontay Wilder ka ardhur me një reagim të gjatë pas humbjes nga Tyson Fury, në meçin e tretë mes tyre të zhvilluar të shtunën e kaluar, shkruan Gazeta Infokusi.

Wilder edhe pse e nokautoi dy herë boksierin britanik, në fund u mposht, pasi Fury arriti ta nokautonte në raundin e 11-të për herë të tretë.

Pas gjithë kësaj boksieri amerikan përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në instagram ka falënderuar Zotin, ekipin e tij dhe tifozët.

“Unë do të doja që para së gjithash të falënderoj Zotin që më lejoi t’i jap botës një pjesë tjetër të nga vetja ime, të nxitur me pasion dhe vendosmëri. Unë do të doja të falënderoj ekipin tim dhe tifozët e mi që më qëndruan pranë në këtë proces të gjatë”, ka shkruar fillimisht Wilder.

Me pas ai tha se do të gënjente nëse do të thoshte se nuk është zhgënjyer nga rezultati.

“Do të gënjeja nëse do të thosha se nuk u zhgënjeva nga rezultati, por pasi reflektova në udhëtimin tim, tani shoh se ajo që Zoti donte që unë të përjetoja është shumë më e madhe se ajo që prisja të ndodhte”, vazhdoi ai.

Tutje boksieri britanik tha se ka mësuar se ndonjëherë ju duhet të humbni për të fituar, duke shtuar se ai është një luftëtar i vërtetë dhe një mbret i vërtetë në këtë sport.

“Ne nuk e fituam, por një njeri i mençur një herë tha se fitoret janë brenda mësimeve. Unë kam mësuar se ndonjëherë ju duhet të humbni për të fituar. Megjithëse, doja fitoren që më pëlqente të shihja tifozët të fitonin edhe më shumë. Shpresoj, kam vërtetuar se jam një luftëtar i vërtetë dhe një mbret i vërtetë në këtë sport”, theksoi Wilder.

Për fund Doentay Wilder e përgëzoi Tyson Furyn për fitoren.

“Së fundi, por jo më pak e rëndësishme do të doja të përgëzoja Tyson Furyn për fitoren e tij dhe ju falënderoj për kujtimet e mëdha historike që do të zgjasin përgjithmonë”, përfundoi ai.

Kjo ishte humbja e tretë rresht e Deontay Wilder nga tri meçe të zhvilluara me Tyson Furyn.

-->