LAJMI I FUNDIT: Caktohet data e zgjedhjeve për kryetar të FFK-së

Kombëtarja 02 Mars 2022 17:16

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës ka caktuar datën për mbajtjen e zgjedhjeve për pozitën e të parit të kësaj federate.

FFK përmes një njoftimi të lëshuar në faqen zyrtare, njoftoi se zgjedhjet do të mbahen më 6 prill.

“Komiteti Ekzekutiv i FFK-së nën drejtimin e presidentit Agim Ademi e ka mbajtur sot mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje KE vendosi që në bazë të statutit dhe rregullores të shpallë zgjedhjet për president. Me këtë rast u vendos që Kuvendi i Rregullt Zgjedhor për president të FFK-së të mbahet më 6 prill, ditë e mërkurë. Delegatët do të njoftohen në ditët në vazhdim për orën dhe vendin e mbajtjes së Kuvendit”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se kryetar aktual i FFK-së është Agim Ademi, i cili ka konfirmuar se do të garojë sërish edhe për një mandat katër-vjeçar.

-->