Lajmi i fundit: Është gjetur një trup në aeroplanin e Emiliano Salas

Futboll 04 Shkurt 2019 12:57

Është gjetur një trup i pajetë në aeroplanin që po e bartte Emiliano Salan.

Pasi mbrëmë u zbuluan mbetjet e aeroplanit në shtratin e detit në Ishullin e La Manshit, në afërsi të ishullit Guernsey, është gjetur një trup brenda aeroplanit, transmeton Insporti

Aeroplani i llojit Piper Malibu, i cili u zhduk nga radarët kur ishte në afërsi të Ishujve të Kanalit, u gjet mbrëmë, teksa ende nuk dihej asgjë për fatin e Salas dhe pilotit David Ibbotson.

Pas kërkimeve shtesë, ku nën ujë është futur një zhytëse për të zbuluar më shumë, është gjetur edhe një trup brenda aeroplanit.

Kërkuesit kanë konfirmuar se në mbetjet e aeroplanit është edhe një trup, derisa ende nuk është konfirmuar indentiteti i tij.

Aeroplani me të cilin po fluturonte Sala, u zhduk në mbrëmjen e 21 janarit. /Insporti.com/