LAJMI I FUNDIT: FIFA përjashton tri Kombëtare – kjo është arsyeja
Futboll
31 Mars 2022
15:09

Në këto momente është duke u zhvilluar Kongresi i FIFA-s në Doha. Atje është votuar edhe sa i përket përjashtimit të tri Kombëtareve.
Në masë dërrmuese, Pakistani, Zimbabet dhe Kenia janë përjashtuar nga FIFA, pasi Qeveritë e këtyre vendeve kanë emëruar vetë një Komitet për drejtimin e Federatës së Futbollit.
Për këtë arsye, në lidhje me përzërien e politikës në futboll, u mor vendimi drastik.
Vlen të theksohet se mbledhja po vazhdon ende në kongresin e 72 të FIFA dhe çështja e pezullimeve ishte në rend dite dhe në pikën 4.
Përveç punimeve të Kongresit, krerët e FFK-së do të marrin pjesë edhe në tërheqjen e shortit për fazën e grupeve të Kupës së Botës “Katari 2022”, i cili do të zhvillohet në muajt nëntor-dhjetor.