LAJMI I FUNDIT: Finalja e madhe e Superkupës së Evropës do të luhet me prezencën e tifozëve

Futboll 30 Korrik 2021 21:47

Chelsea dhe Villareali do të përballen në kuadër të Superkupës së Evropës.

Ndeshja mes Chelseas dhe Villarealit do të luhet me 11 gusht.

Kjo përballje do të zhvillohet në Irlandën e Veriut në stadiumin ‘Windsor Park’ të skuadrës Linfield F.C.

UEFA, ka bërë të ditur se ky duel do të luhet me prezencën e rreth 13 mijë tifozëve, të cilët duhet të kenë testin negativ të COVID-19 me vete që të mund të futen në stadium.

Chelsea sezonin e kaluar triumfoi në Ligën e Kampionëve, ndërsa Villareali në Ligën e Evropës e tani do të përballen mes vete në betejën e më të mirit për Superkupën e Evropës. 

-->