Lajmi i fundit: Ismet Munishi jep dorëheqje nga Vëllaznimi

Futboll 17 Prill 2019 21:52

Ismet Munishi ka dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit të KF Vëllaznimit pas humbjes nga KF Trepça ’89 0:4, në kuadër të Kupës së Kosovës, raporton Insporti.com.

Ismet Munishi për Insportin ka konfirmuar se ka dhënë dorëheqje dhe se është ndarë miqësisht me presidentin e klubit, Agim Cana

“Kam dhënë dorëhejqe nga pozita e trajnerit, për shkak se kam përjetuar tejet rëndë humbjen e sotme dhe jam ndarë shumë miqësisht me kryetarin e klubit, Agim Cana, të cilën e falënderojë, kryesinë, lojtarët, tifozët dhe qytetin e Gjakovës për shumë respekt dhe ishalla unë kam qenë fajtori kryesor dhe krejt të këqijat shkojnë së bashku me mu”, ka deklaruar Munishi për Insporti.com.

Ai ka shtuar se dorëheqjen e ka dorëzuar pas një takimi me disa miq nga Zagrebi dhe pastaj është takuar me kryetarin Cana.

“Jam takuar me disa miq nga Zagrebi i Kroacisë me të cilët kam darkuar dhe pastaj e kam lënë një takim me presidentin Cana. Kam dashur të jem i qetë në këtë takim”, përfundoi Munishi.

Ish trajneri i shumë skuadrave kosovare, klubin gjakovar e lë në pozitën e katërt me 46 pikë. /Insporti.com/