LAJMI I FUNDIT: Jack Grealish transferohet te Manchester City për 100 milion euro?

Futboll 25 Qershor 2021 12:00

Sipas raportimit të “TalkSport”, anësori anglez Jack Grealish është shumë pranë transferimit te Manchester City.

Sipas mediumit anglez, prezantimi i fantazistit anglez do të bëhet pas përfundimit të Evropianit, ku shuma që do të fitoj skuadra e Aston Villës do të jetë rreth 100 milion euro.

Në rast të transferimit të 25 vjeçarit te “Citizens”, atëherë do të bëhej transferimi më i shtrejtë i një anglezi.

Jack Grealish edicionin e kaluar zhvilloi 27 paraqitje për Aston Villan, duke shënuar 7 gola dhe asistuar 12 sosh.

-->